Vendimi për masën e sigurisë së Ervis Martinajt është shtyrë për ditën e nesërme.

Pritet që të dielën, në orën 11:30 të jepet masa e sigurisë për Martinajn.

Shtyrja e vendimit erdhi për shkak të volumit të materialeve.

Prokuroria ka kërkuar arrest me burg për 36-vjeçarin i cili mbeti i plagosur natën e 4 tetorit në ish-Bllok, ku u vra Fabian Gaxha.