Menjëherë pas sulmit në Francë, ku humbi jetën një polic dhe dy të tjerë mbetën të plagosur, qeveria franceze ka rritur masat e sigurisë duke marrë parasysh edhe faktin që është në prag të zgjedhjeve presidenciale.
Autoritetet franceze kanë bërë të ditur se rreth 50 mijë policë dhe xhandarë do të ofrojnë siguri gjatë votimeve në raundin e parë të zgjedhjeve që do të mbahen më 23 prill, ndërsa 7 mijë ushtarë do të patrullojnë.
“Asgjë nuk duhet të pengojë këtë moment historik, i cili është thelbësor për kombin tonë”, është shprehur kryeministri francez, Bernard Cazeneuve, pas mbledhjes emergjente të kabinetit të sigurisë këtë të premte shkruan “France24.com”.
Sakaq, të dielën do të zhvillohet raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale në Francë, ku do të garojnë 11 kandidatë. Sondazhet tregojnë se kandidatët favorit janë liderja e ekstremit të djathtë, Marine Le Pen, dhe lideri e qendrës Emanuel Macron. Sondazhet parashikojnë se do të jenë pikërisht këta dy kandidatët që do përballen me raundin tjetër në raundin e dytë të zgjedhjeve në maj.