Komiteti Tekinik i Ekspertëve pritet që të mblidhet ditën e sotme për të folur për situatën e pandemisë në vend.

Nuk dihet nëse do të ketë masa shtesë, duke marrë parasysh edhe rritjen e rasteve të reja të infektuar me variantin Delta.

Kujtojmë që kryeministri Edi Rama pak ditë më parë tha se vaksinimi mund të bëhej i detyrueshëm për studentët, pedagogët dhe disa kategori të tjera.