Policia e Shtetit ka ndërmarrë masa të rrepta në lidhje me mabrëvajtjen e procesit zgjedhor. Vetëm në qarkun e Shkodrës mësohet se kanë zbarkuar 500 efektivë policie.
Efektivët janë të angazhuar në ruajtjen e objekteve zgjedhore deri në hapjen e votimit. Ata do të kujdesen gjithashtu për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor deri në përfundim të procesit në të gjithë qarkun e Shkodrës.
Këto masa vijnë tri ditë para zgjedhjeve lokale të 30 qershorit, zgjedhje këto ku opozita nuk merr pjesë.





