Dyshimet për sulme terroriste gjatë festave ka bërë që Franca të marrë masa ekstreme sigurie duke angazhuar 100 mijë pjesëtarë të sigurisë.
Njoftimi është bërë publik nga Ministria e Punëve të Brendshme për të gjitha masat dhe zonat ku do fokusohen forcat e sigurisë.
Sipas autoriteteve franceze, rreziku është më i madh për sulme terroriste gjatë Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri. Numri i personelit të sigurisë është dyfishuar në krahasim me vitin e kaluar duke angazhuar 54 mijë policë, 36 mijë pjesëtarë të xhandarmërisë dhe më shumë se 7 mijë ushtarë.
Masat e rrepta vijnë pas sulmeve terroriste të kryera nga viti 2015 e deri tani në Francë.
Në fokus janë edhe zonat ku janë kryer sulmet terroriste më parë.