11 persona, mes tyre edhe 4 gra dhe 2 fëmijë mbetën të vrarë në Hidalgo, në qendër të Meksikës. Ngjarja e rëndë ndodhi në një festë ditëlindjeje, ku disa persona të maskuar mësynë dhe sulmuan me thika të pranishmit.

Sipas policisë vendase, dhjetëra persona të tjerë, 4 prej tyre fëmijë mbetën të plagosur, por janë jashtë rrezikut për jetën. Autoritetet nuk japin një motiv për krimin e shumëfishtë, por dyshimet e para bien mbi pistën e luftës ndaj karteleve të drogës.

Së fundi Meksika po përballet me rritje të vrasjeve.

Sipas të dhënave zyrtare mbi 2 mijë persona u vranë në Meksikë vetëm gjatë muajit Maj, si shkak i luftës ndaj karteleve, me një mesatare prej 70 vetësh në ditë. Dhuna është përhapur edhe në zona që më parë konsideroheshin si relativisht të qeta.