Masakër në një xhami në Egjipt. 235 persona humbën jetën dhe 120 të tjerë u plagosën, në një sulm terrorist në një xhami veri të gadishullit të Sinait.
Sulmi ndodhi teksa xhamia ishte e tejmbushur me besimtarë, pjesëmarrës në faljen e së premtes.
Fillimisht brenda ndërtesës shpërtheu një sasi eksplozivi. Ndërsa persona të armatosur, qëllonin me armë ndaj besimtarëve që largoheshin me vrap të tmerruar, në hyrje të xhamisë.
Asnjë grup ekstremist nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin, por në zonë janë aktive celulat e Shtetit Islamik, përgjegjëse për një seri masakrash.