5 persona janë gjetur të vdekur në një shtëpi në jug të Berlinit. Mes viktima janë dhe tre fëmijë, ndërsa policia dyshon se është një krim, vrasje.

Trupat e pajetë janë gjetur në një ndërtesë banimi në Königs Wusterhausen në Brandenburg.

Sipas zyrës së prokurorit publik të Cottbus, trupat kanë plagë me armë zjarri dhe me thikë.

Policia është ende duke hetuar për këtë ngjarje. Edhe agjentët e mjekësisë ligjore ndodhen në vendngjarje.