Kinë, 1 mars 2014 – Një grup njerëzish të armatosur me thika kanë marrë peng një stacion metroje në Kunming, në provincën kineze të Yunnan. Për shkak të sulmit kanë mbetur të vdekur 27 persona, ndërsa 162 të tjerë janë plagosur.

Lajmi është konfirmuar edhe nga agjencia e shtypit New China, e cila e ka konsideruar ngjarjen një akt terrorist. Në fotot dhe pamjet filmike të shpërndara nga mediat ndërkombëtare duken trupa njerëzish të vdekur të shtrirë në metro, valixhe të shpërndara gjithandej dhe njerëz të kapur nga paniku që kërkojnë të largohen sa më parë nga vendngjarja. Akti terrorist mësohet të ketë ndodhur rreth orës 21.00 me orën lokale.

Sipas disa burimeve, 5 nga personat që morën pjesë në këtë sulm janë vrarë nga policia, e cila rrethoi të gjithë zonën ku u regjistrua masakra.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/