ZVICER, 27 shkurt 2013-Të shtëna me armë në brendësi të një fabrike në Lucerne të Zvicrës.
Siç raportojnë mediat lokale, të paktën pesë persona kanë vdekur dhe shumë të tjerë kanë mbetur të plagosur gjatë të shtënave.
Mësohet se tw shtwnat janë bërë nga një burrë rreth orës 09:00 të mëngjesit.
Ngjarja ka ndodhur në mensën e fabrikës “Kronospan” një fabrikë e përpunimit të drurit e vendosur në qytetin Menznau.
Disa dëshmitarë në ngjarje kanë treguar për mediat lokale se bëhet fjalë për një ‘masakër të vërtetë’.
Nga vendngjarja raportohet se 4 prej të plagosurve ndodhen në gjende të rëndë, ndërsa janë dërguar në spital me ndihmën e tre helikopterëve. Ndërkohë që zona përreth është izoluar nga policia.
Mësohet se në fabrikë punonin mbi 400 persona.





