Deputeti i PD-së, Belind Këlliçi ka bërë me dije se ka fituar gjyqin ndaj Elio Janit, anëtar i Këshillit Bashkiak në Durrës dhe sekretar organizativ në PS e qytetit bregdetar.

Ky i fundit e kishte paditur Këlliçin për shpifje, pas deklaratës së tij për masakër zgjedhore në këtë qark.

“Një vit betejash gjyqësore që mbyllet me fitore e që bëhet ogur i mirë për betejat e ardhshme”, shkruan Këlliçi ndër të tjera në rrjetin social “Facebook”.