Policia në shtetin amerikan Louisiana është në kërkim të një të riu të armatosur, që vrau pesë persona, përfshirë prindërit e tij, në dy sulme. Të shtënat ndodhën në famullinë e Ascension dhe Livingston, në jug të kryeqytetit Baton Rouge.

Autoritetet thanë se 21-vjeçari Dakota Theriot u arratis me një kamionçinë të vjedhur “Dodge Ram”, gri në argjend. Sherifi i famullisë Bobby ëebre tha se i riu ishte i armatosur dhe i rrëzikshëm.

Ngjarja ndodhi të shtunën në mëngjes, kur u policia u njoftua për një incident në një park rimorkiosh në qytetin Gonzales, 40 km në jug të Baton Rouge, tha sherifi Ëebre. Kur arritën, gjetën dy persona, Elizabeth dhe Keith Theriot, të dy 51 vjeçarë, që ishin qëlluar por akoma gjallë.

Ata i thanë oficerëve se djali i tyre, që që kohët e fundit u kishte thënë të iknin nga shtëpia dhe të mos ktheheshin, ishte ai që i qëlloi. Çifti u dërgua në spital, por më pas vdiq. Policia beson se ai vrau edhe Billy Earnest, 43 vjeç me dy fëmijët: Tanner Ernest, 17 vjeçe dhe summer Ernest, 20 vjeç në famullinë pranë, Livingston Parish. Para se t’i vriste, mësohej se vrasësi dhe Summer ishin shokë në Facebook dhe viktima i kishte pëlqyer disa postime të autorit.