16 maj 2015 – Autori i masakrës së Maratonës të Bostonit, Dzhokhar Tsarnaev, është dënuar me vdekje me injeksion. Juria vendosi dënimin ekstrem për 21-vjeçarin, i cili së bashku me të vëllanë vendosën 2 bomba gjatë Maratonës së Bostonit në vitin 2013 duke lënë 3 të vdekur dhe 260 të plagosur.
Sipas medieve amerikane, ekzekutimi i tij mund të ndodhë pas disa vitesh, për shkak se apelet mund të zgjasin deri në një afat të pacaktuar. Ndërsa, avokatët mbrojtës të Tsarnaev-it thanë se ai meritonte të dënohej me burg dhe jo me vdekje.
/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/