Gjykata e Posaçme e Apelit, ka lënë në fuqi dënimin me burgim të përjetshëm të Orges Bilbilit dhe Anterio Kaloshit.

Ata akuzohen për masakrën e Lushnjes së 11 Tetorit 2017, ku mbetën të vrarë Zamir Latifi e Jurgen Hoxha, si dhe u plagosën dy të tjerë.

Dy viktimat njiheshin për lidhjen e tyre me Xhulio Shkurtin, nipin e Aldo Bares dhe sipas SPAK, ky i fundit ka qenë edhe objektiv i atentatit, ndërsa zanafilla e hakmarrjes lidhet me konfliktet  e vjetra të Bandës së Lushnjes.

Në kërkim për këtë ngjarje vijon të jetë Laert Haxhiu, i konsideruar si organizator i vrasjes. Haxhiu po gjykohet në një proces paralel në mungesë.