Anterio Kaloshi dhe Orges Bilbili janë dënuar me burgim të përjetshëm nga GJKKO, në lidhje me ngjarjen e rëndë të vitit 2017, që njihet si “Masakra e Lushnjes”.
GJKKO vendosi sot të pranojë kërkesën e SPAK për dënimin me burgim të përjetshëm.
Bilbili dhe Kaloshi akuzohen si autorë të “Masakrës së Lushnjes”, 11 tetor 2017, ku vranë Zamir Latifin dhe Jurgen Hoxhën, por u shpëtoi shënjestra, Xhulio Shkurti, nipi i Aldo Bares, kreu i bandës së Lushnjes.
Në këtë atentat u plagosën Marjus Xhepexhiu dhe Bujar Turku.
I shumëkërkuari për vrasje, Orges Bilbili u arrestua në datë 10 dhjetor 2020 gjatë një përplasje me armë me një efektiv në Tiranë.
Bilbili u ndalua nga Policia dhe iu kërkuar leja që kishte marrë për të dalë nga banesa në kuadër të masave për koronavirusin, por ky i fundit ka refuzuar, ndërsa pas pak sekondash ka dashur të largohet pa dhënë sqarime.
Ai është ndjekur nga një efektiv policie ndërsa Bilbili ka nxjerrë nga çanta një pistoletë, por që efektivi e ka pikasur në kohë e për këtë pas paralajmërimit për ta ulur armën, e ka qëlluar.
Fatkeqësisht e plagosur ka mbetur një qytetare që po kalonte pranë nga efektivi i policisë.
Ne momentin kur u arrestua, Bilbili rezultonte person i shpallur në kërkim nga policia për vrasje dhe disa vepra të tjera penale.
Nga verifikimet e bëra rezulton se shtetasi Orgest Bilbil ishte person i shpallur në kërkim dhe me rrezikshmëri të lartë shoqërore, i dyshuar për një sërë ngjarjesh të rënda kundër personit në qytetin e Lushnjës.
Ai ishte gjithashtu i dënuar dhe me 7 vjet e 4 muaj burg, për veprën penale ”Trafikim i narkotikëve”.
Vendimi i Gjykatës
1.Pushimin e akuzës penale kundër të pandehurit Orgest Bilbili, për veprën penale “Vrasja me paramendim”, mbetur në tentativë, në dëm të viktimës Xhulio Shkurti, kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 78, paragrafi i dytë e 22, në lidhje me nenin 28, pika 4 të Kodit Penal, pasi ndjekja penale nuk duhet të fillonte.
1.1 Deklarimin fajtor të të pandehurit Orgest Bilbili për veprën penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese” ndaj dy ose më shumë personave, në dëm të viktimave Zamir Latifi, Jurgen Hoxha,Bujar Turku, Marius Xhepexhiu, kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi strukturuar kriminal” parashikuar nga nenet 79/dh, në lidhje me nenet 28, pika 4 dhe 334, pika 1 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me burgim të përjetshëm.
1.2 Deklarimin fajtor të të pandehurit Orgest Bilbili për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 278, paragrafi i parë, në lidhje me nenet 28, pika 4 dhe 334, pika 1 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 10 vjet burgim.
1.3 Deklarimin fajtor të të pandehurit Orgest Bilbili për veprën penale “Grup i strukturuar kriminal” në formën e pjesëmarrjes, parashikuar nga neni 333/a, paragrafi i dytë i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 4 vjet burgim.
1.4Pushimin e akuzës penale kundër të pandehurit Orgest Bilbili për veprën penale “Prishja e qetësisë publike”, kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 274, në lidhje me nenin 28, pika 4 të Kodit Penal, pasi ndjekja penale nuk duhet të fillonte.
1.5 Në aplikim të nenit 55, paragrafi i parë i Kodit Penal, bashkimin e dënimeve dhe dënimin përfundimisht të të pandehurit Orgest Bilbili me burgim të përjetshëm.
1.6 Në mbështetje të nenit 15, 16 pika 1, gërma a) tëligjit Nr. 81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”, këtë dënim, i pandehuri OrgesBilbili, ta kryejë në një Institucion të Sigurisë së Lartë.
2. Pushimin e akuzës penale kundër të pandehurit Anterio Kaloshi, për veprën penale “Vrasja me paramendim”, mbetur në tentativë, në dëm të viktimës Xhulio Shkurti, kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 78, paragrafi i dytë e 22, në lidhje me nenin 28, pika 4të Kodit Penal, pasi ndjekja penale nuk duhet të fillonte.
2.1 Deklarimin fajtor të të pandehurit Anterio Kaloshi për veprën penale të “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese” ndaj dy ose më shumë personave, në dëm të viktimave Zamir Latifi, Jurgen Hoxha,Bujar Turku, Marius Xhepexhiu, kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi strukturuar kriminal” parashikuar nga nenet 79/dh, në lidhje me nenet 28, pika 4 dhe 334, pika 1 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me burgim të përjetshëm.
2.2 Deklarimin fajtor të të pandehurit Anterio Kaloshipër veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 278, paragrafi i parë, në lidhje me nenet 28, pika 4 dhe 334, pika 1 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 10 vjet burgim.
2.3 Deklarimin fajtor të të pandehurit Anterio Kaloshi për veprën penale “Grup i strukturuar kriminal” në formën e pjesëmarrjes, parashikuar nga neni 333/a, paragrafi i dytë i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 4 vjet burgim.
2.4 Pushimin e akuzës penale kundër të pandehurit Anterio Kaloshipër veprën penale “Prishja e qetësisë publike”, kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 274, në lidhje me nenin 28, pika 4 të Kodit Penal, pasi ndjekja penale nuk duhet të fillonte.
2.5 Në aplikim të nenit 55, paragrafi i parë i Kodit Penal, bashkimin e dënimeve dhe dënimin përfundimisht të të pandehurit Anterio Kaloshi me burgim të përjetshëm.
2.6 Në mbështetje të nenit 15, 16 pika 1, gërma a) tëligjit Nr. 81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”, këtë dënim, i pandehuri AnterioKaloshi, ta kryejë në një Institucion të Sigurisë së Lartë.
3.Në bazë të nenit 190 gërma të K.Pr.Penale, lidhur me provat materiale të sekuestruara gjatë hetimeve gjykata disponon si më poshtë:
-CD-të ku janë dokumentuar të dhënat në rrugë elektronike të kompanive telefonike mbeten pjesë e fashikullit të gjykimit.
– Një automjet tip autoveturë e djegur me targa AA 726 PC, të asgjësohet.
-Armë zjarri tip automatike me numra 083191, 01331-83 dhe 07725 gjithësej 3 copë të asgjësohen.
Në bazë të nenit 190 gërma a) të K.Pr.Penale, konfiskimin dhe kalimin në favor të shtetit të provave materiale:
– Një armë zjarri pistoletë Nr. 758440,66 1962, e viktimës Zamir Latifi të konfiskohet dhe kalojë në favor të shtetit.(7 fishekët e kësaj arme sipas aktit të eskprtimit nr. 11309 datë 20.10.2017 janë përdorur gjatë ekspertimit).
-41 gëzhojat dhe dy predhat të ruhen në kartotekën balistike të I.P.SH.
4.Shpenzimetproceduraletëkryeragjatëfazëssëhetimeve (sipas formularit përkatës), si dhe shpenzimet gjyqësoresi pas formularit bashkëlidhur, iu ngarkohen të pandehurve solidarisht.
5. Kundër këtij vendimi lejohet ankim brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve, në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, duke filluar ky afat nga dita e nesërme e njoftimit të këtij vendimi.
U shpall në Tiranë, sot mëdatë25.01.2022.





