11 qershor 2015 – Në lidhje me ngjarjen e ndodhur më 6 qershor në Thumanë të Krujës ku u vranë tre anëtarët e familjes Ceku dhe mbeti e plagosur një tjetër, është arrestuar një tjetër përkrahës i autorëve të krimit.
Ai është Sandër Gjonaj, 29 vjeç, banues në Laç të cilit iu gjetën dhe sekuestruan një arsenal armësh:
•Një armë zjarri pistoletë TT model 54 e kalibrit 7.62 m/m,
•një krehër me 7 copë fishekë model 54,kalibri 7.62 m/m,
•një armë zjarri automatik kallashnikov,
•një gyp gazrash armë zjarri me kasën e tij ,
•një kapak kutisë tyte arme zjarri,
•një shtrat shuli të një arme zjarri.
Burime zyrtare të Policisë së Durrësit njoftojnë se materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprën penale “Përkrahje e autorëve të krimit”.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/