9 qershor 2015 – Dy vëllezërit Kora nga Thumana e Krujës u arrestuan pasditen e sotme nga policia, si autorë të masakrës së ndodhur mbrëmjen e së premtes. Daniel dhe Besnik Kora u kapën për krimin, një ditë pasi u arrestua babai i tyre, Guraliu. Aktualisht është në kërkim vetëm vëllai i vogël, Pëllumb Kora. Pritet të sqarohet pozicioni i tyre në krimin që i mori jetën 3 familjarëve Çeku. Ndërkohë ende nuk dihet nëse një qytetar ka treguar vendndodhjen e autorëve, për të marrë shpërblimin prej 10 mijë eurosh.
Agjencia e lajmeve “Dyrrah”