28 maj 2015 – Tre të rinjtë në Tiranë u vranë për hakmarrje. Vëllai i Besnik Sulkut u ekzekutua në Hollandë në prill të këtij viti nga persona ende të paidentifikuar. Policia e Tiranës ka bërë lidhjen e ngjarjes së djeshme pranë stacionit të trenit, me krimin në shtetin holandez. Dyshohet se vëllai i viktimës së djeshme, Durim Sulku, ekzekutuar në Hollandë ishtë përplasur për çështje droge me Mentor Lufin. Duke hedhur dyshimet për vrasjen e të vëllait mbi Lufin, Besnik Sulku ka përgatitur atentatin bashkë me shtetasin italian, Salvatore Letizia. Si pasojë e përplasjes me armë mes Sulkut dhe nipërve të Mentor Lufi mbetën të vrarë 3 persona: Mentor Lufi, shoku i tij, Gerti Goxhaj si dhe Besnik Sulku. Italiani nga Napoli mendohet si vrasës me pagesë, pasi mbante në xhep dhe fotografinë e Mentor Lufit.

 

 

 

 

 

 

Agjencia e lajmeve “Dyrrah”