28 maj 2015 – “Oooo më vranë, ore më vranë, ooo, më shpëtoni moreee!” . “O baaa të lashë vetë, o ç’më bënë o baaa, më vranë”. Këto kanë qenë fjalët e fundit të njërit prej viktimave që humbën jetën dje në Tiranë gjatë përleshjes me armë.
Sipas gazetës “Shqip”, dëshmitari që i ka dëgjuar vetë klithmat e fundit të viktimës, nuk e di se për cilin nga personat bëhet fjalë, por nisur nga mekanizmi i ngjarjes ka shumë mundësi të ketë qenë Mentor Lufi ose Genti Goxhaj, pasi këta dy persona u gjetën të vdekur përtokë, afër makinës tip “Tuareg”, shkruan gazeta "Shqip".
Dëshmitari, i cili punon si roje private pranë vendngjarjes, thotë se i plagosuri rëndë vijonte ulërimën dhe kërkesën për ndihmë, derisa një çast, pak para se të ndërronte jetë, i ishte kujtuar babai.
/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/