Gjykata e Krimeve të Rënda shpalli vendimin përfundimtar për ngjarjen te “Shkencat e Natyrës”, ku u vranë 3 persona.
Gjykata e Krimeve të Rënda dënoi me burgim të përjetshëm italianin Salvatore Letizia, i cili është pjesë e grupit mafioz të Camorra. Gjithashtu, gjykata dënoi me 27 vite burg Markelian Doçin dhe 20 vite Klevi Doçin.
Masakra tek “Shkencat e Natyrës” ndodhi në Maj 2015, ku u vranë Mentor Lufi, Gerti Goxhaj dhe Besnik Sulku./abcnews.al





