Policia e Shtetit ka ofruar 3 milionë lekë kush jep informacion të vlefshëm për kapjen e autorëve të masakrës që ndodhi mbrëmjen e djeshme në Elbasan, ku 3 persona u vranë dhe 8 të tjerë u plagosën në një lokal.
“Policia e Shtetit është angazhuar maksimalisht me të gjitha kapacitetet e saj, duke angazhuar specialistët dhe ekspertët më të mirë për të zbardhur ngjarjen e ndodhur në mbrëmjen e datës 03.02.2016 në një lokal në Krastë të Elbasanit.
Në këtë kontekst, Policia e Shtetit kërkon bashkëpunimin e komunitetit për të bërë të mundur zbardhjen sa më të shpejtë të kësaj ngjarjeje të rëndë kriminale.
Policia e Shtetit vë në dispozicion 3.000.000 (tre milionë lekë të rinj) për çdo informacion të vlefshëm që çon në zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.
Sigurojmë anonimatin për çdo shtetas që do japë info të saktë në numrat e cel 0694100353 dhe ne numrin pa pagesë 129”, thuhet në njoftimin e policisë.