Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar në lidhje me ngjarjen e rëndë në Velipojë, ku pas një përpjasje me armë mbetën të vdekur katër persona dhe u plagosen dy te tjere.

Kryedemokrati shkruan në Twiter se shteti është gjunjëzuar para krimit dhe duke ju referuar një fotoje të kryeministrit Edi Rama në Facebook, për Velipojën turistike, postim i cili u fshi shumë shpejt, Basha thotë se përgjegjësi për këtë situatë nuk e fsheh dot përgjegjësinë e tij.

“Kur policia reduktohet në vegël të regjimit për të mbrojtur pushtetin dhe lidhjet me krimin, kur përgjigja e vetme sa herë përgjaken qytetet tona është “hëngshin kokat e tyre”, jeta e qytetarëve, fëmijëve dhe familjeve shqiptare është në rrezik. Me postimin cinik si i sotmi pas masakrës së Velipojës, përgjegjësi për këtë situatë nuk e fsheh dot përgjegjësinë e tij, por vetëm rikonfirmon gjunjëzimin e shtetit para krimit të bërë njësh me pushtetin e tij të korruptuar deri ne palcë.”