(Në foto, Arnold dhe Agron Çapja, babë e bir)

Tre persona kanë humbur jetën dhe shtatë të tjerë kanë mbetur të plagosur pas atentatit me armë zjarri që ndodhi mbrëmjen e djeshme në Elbasan.

Sërish në qendër të këtij akti mafioz, autorët ishin persona të veshur me uniforma policie, të cilët kanë hapur zjarr me kallashnikov në drejtim të një lokali në zonën periferike të Krastës në Elbasan. Në lokalin “kompleksi Univers”, që është në pronësi të Çapajve, ndodheshin pjesëtarë të familjes Çapaj dhe të afërm të tyre.

Policia ka dhënë dhe emrat e viktimave e të plagosurve, të cilët janë:

Viktimat

1- Agron Capja 
2- Ardit Sinakoli 
3- Eno Bedalli

Të plagosurit

1- Ardian Zharri 
2- Fejzulla Çapja 
3- Ferit Muça 
4- Luan Muça 
5- Bujar Reshka 
6- Florenc Çapja 
7-Arnold Çapja

Një person tjetër ka marrë plagë më të lehta.  Fillimisht u tha se viktimë kishte mbetur Arnoldi, por më pas u sqarua se ai ishte plagosur. Agron Çapja ka gjetur vdekjen në vend, ndërsa Eno Bedalli ka ndërruar jetë në spital. Ndërkohë 6 ndër personat e plagosur janë sjellë në Spitalin e Traumës në Tiranë me helikopter për mjekim të specializuar. Mësohet se Florenc Çapja është në gjendje kritike për jetën.