1gusht 2015 – Marjo Mema ka folur pas gati 2 javësh nga masakrimi i shokut 17 vjeçar Ismael Luli. Ai ka treguar se e ka parë Igli Metën që të vriste nga xhelozia shqiptarin tjetër. “Isha në distancë 20 metra dhe nuk arrita dot që ta ndaloja”, ka rrëfyer Mema. Sipas të riut të arrestuar në Itali për bashkëpunim në vrasjen e adoleshentit, e dinte që Meta do të kishte një ballafaqim të dhunshëm me Ismaelin, por jo aq sa ta vriste. “E lidhëm me shirit dhe unë u largova disi. Papritur dëgjova Iglin që thirri: Çfarë do të bëj tani? Dhe e qëlloi dy herë në fyt”.
Marjo Mema ka pranuar se ka ndihmuar autorin të pastronte vendin e krimit e më pas të lahej në lumë, për të hequr njollat e gjakut.
Përveç dy të rinjve të arrestuar tani, dyshohet dhe për dy të tjerë që kanë ndihmuar Metën dhe Memën. Krimi ndodhi për xhelozi, pasi Igli Meta kishte dyshime se e dashura e tij e kishte tradhtuar me Ismael Lulin.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





