8 janar 2014 – Burime nga policia lokale bënë me dije se autori Bashkim Litollari ka vrarë fillimisht me armë zjarri dajën e bashkëshortit të së dashurës dhe bashkëshorten e tij, pra çiftin Rexhep dhe Valentina Metollari. Por vetëm pak minuta pas këtij krimi, autori ka shkuar edhe në shtëpinë e çiftit Metollari, ku ka shtënë me armë zjarri dhe në drejtim të tyre duke i lënë ata të vdekur në vend. Fillimisht u mësua se viktimat ishin gjetur të vrarë në një kanal në anë të rrugës, por arrestimi i Litollarit dhe hetimet detajeve të rëndësishme. Të katër viktimat autori i ka vrarë në banesën e tyre dhe më pas trupat i ka tërhequr zvarrë për disa metra. Çifti Belimon dhe Daniela Meçollari mësohet se janë ekzekutuar në sy të dy fëmijëve të vegjël të moshave 4 dhe 6 vjeç.

Ngjarja ka ndodhur për motive xhelozie pasi autori ka pasur lidhje intime me njërën prej viktimave, përkatësisht Daniela Meçollarin. 40 vjecari ishte i dashuruar me te dhe madje ai i kishte kerkuar qe te ndahej edhe nga bashkeshorti i saj dhe te martohej me te.

‘Danjelën e doja marrëzisht. Doja të martohesha me të, të bëja fëmijë, dhe ajo duhej të ndahej nga i shoqi. Por, gjithçka u prish nga daja i burrit të saj. I mbushi mëndjen që të prishte marrëdhënien me mua, të rrinte me Belimonin. Nuk e durova dot prishjen e lidhjes dhe ndaj i vrava. Fillimisht vrava Danjelën dhe burrin e saj. Nuk do të toleroja përgjegjësit e ndarjes me Danjelën”, ishin pjesë nga rrëfimi që Bashkim Latollari bëri në polici lidhur me 4 vrasjet në Gjonomadh.