ADN-ja e Adam Lanzës, autorit të masakrës më shkollën e Njuton, do të analizohet për të kërkuar mutacione ose anomali që mund ta kenë shtyrë për të kryer vrasjet. Kjo është hera e parë që kërkimi i genit të së keqes bëhet në materialin gjenetik të një vrasësi në masë.
Studimi i ADN-së Lanzës është urdhëruar nga mjeku ligjor i cili ka kryer autopsinë e viktimave.
Genetistët që do të merren me analizimin mund të kërkojnë për mutacione dhe anomalitete që lidhen me sëmundje mendore ose me sjellje agresive.
Gjithësesi mjekët kanë shpjeguar që këto mutacione dhe nëse zbulohen nuk mund të shpjegojnë masakrën, por mund të jenë sinjal i pranisë së një sëmundjeje mendore si skizofrenia që nga ana e saj mund të jetë shkaku i një sjelljeje të dhunshme.
Por shkencëtarët kanë paralajmëruar se ka dhe një rrezik për studimin e geneve tek vrasësit pasi të gjithë ata që mund të kenë anomali gjenetike të njëjta mund të bëhen objekt paragjykimi.