5 shtator 2013-Interpol ka publikuar ne faqen e vet zyrtare foton e 22 vjecarit Delin Hajdarj akuzuar si autor i masakres se Vlores, ku mbeten te vrare tre persona te pafajshem. 

Ne faqen e Interpol, bashke me foton e te kerkuarit jene edhe te dhena rreth tij, gjatesia 1.8 meter, mosha 22 vjecare dhe vendi i lindjes qe eshte Vlora. 
Interpol, duke kerkuar bashkepunimin e qytetareve fton gjithe ata qe e shohin apo e kane pare ta kontaktojne. 
Akuza ne ngarkim te tij eshte vrasje ne rrethana të tjera të veçanta në bashkëpunim dhe prodhimi ilegal dhe mbajtje e armëve luftarake dhe e municionit. 
Ai akuzohet per vrasjen e 17- vjeçarit Serdi Bajlozi, Diana Ademit 53 vjeçe dhe Sokol Isufajt 34 vjeç.  Nderkohe ne masen e sigurise  ‘arrest me burg’ eshte 18 vjecari Leo Osmeni, arrestuar si bashkepunetor i masakres. Ai eshte vellai i vajzes qe u be shkak i masakres,  pasi e njoftoi ate duke iu ankuar se e kishin ngacmuar disa djem fierake.

/panorama/