Një masakër e vërtetë ka ndodhur në Las Vegas të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Nga një sulm me armë në një koncert, 50 persona janë vrarë dhe 200 të tjerë janë plagosur. Këto janë të dhënat zyrtare të publikuara nga sherifi Joe Lombardo.

BBC raporton se një person i armatosur hapi zjarr ndaj civilëve në koncertin që zhvillohej në një vend të hapur në hotel Mandalay. Policia amerikane konfirmoi se autori i dyshuar u vetëvra.

Qindra njerëz vrapuan të tmerruar kur dëgjuan breshëritë e kallashnikovit. Zona përreth hotelit është evakuuar tërësisht dhe është rrethuar nga policia. Dëshmitarët thonë se dëgjuan qindra të shtëna me armë zjarri.

Disa fluturime nga aeroporti i Las Vegasit janë shmangur. Ka dyshime se po ndodh një tjetër incident i ngjashëm me armë disa metra më larg.