8 qershor 2015 – Njëri prej autorëve të dyshuar të ngjarjes së ndodhur në Thumanë më 5 qershor, ku mbetën të vrarë 3 persona, është arrestuar orët e para të mëngjesit të sotëm në Laç.
Sipas burimeve të policisë, në pranga ka rënë Gurali Kora, 56 vjeç, i cili është shoqëruar në Stacionin e Policisë së Fushë Krujës.
Gurali Kora, së bashku me 3 djemtë e tij, Pëllumbin, Danielin dhe Besnikun, u shpallën në kërkim, si autorë të dyshuar për vrasjen e tre anëtarëve të familjes Çeku, dhe plagosjen e zonjës Ceku, mbrëmjen e së premtes.
56-vjeçari i arrestuar do të pyetet lidhur me vrasjen e trefishtë dhe arratisjen e djemve të tij.
Ndërkaq nga ana e policisë, po vijojnë veprimet për dokumentimin e ngjarjes.
/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/