7 qershor 2015 – Policia e Durrësit ka zbardhur plotësisht ngjarjen e ndodhur mesnatën e së premtes në Thumanë të Krujës. Një prej viktimave, Arben Çeku, i sapokthyer nga Italia, ka mbrojtur shokun e rrahur një muaj më parë, pa e ditur se bashkë me të atin dhe nipin do të mbeteshin vetë viktimë e sherrit banal. Shoku i 44-vjeçarit Arben Çeku punonte shofer furgoni dhe është konfliktuar me një anëtar të familjes Kora. Çeku ka mësuar për ngjarjen dhe në kontaktin e parë që ka pasur me vëllezërit Kora u ka kërkuar llogari. Por debati provokoi tension, duke bërë që tre vëllezërit Besnik, Pëllumb dhe Daniel Kora të ekzekutonin në pritë tre bashkëfshatarët e tyre: Fran e Arben Çeku dhe Eno Rama. Pas ngjarjes, e gjitha familja Kora është larguar nga fshati, pasi 4 prej burrave të familjes janë në kërkim.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Agjencia e lajmeve “Dyrrah”