3 qershor 2015 – Vrasja e trefishtë në Tiranë ndodhi pas konfliktit për një femër në Holandë. Sipas Abcnews, të dhënat dalin nga Prokuroria e Krimeve të Rënda për ngjarjen e të mërkurës që shkoi, ku mbetën të vrarë: Mentor Lufi, Besnik Sulku dhe Gerti Goxhaj. Të njëjtat burime thonë se, debati nisi në një diskotekë në Roterdam, ku Durim Sulku u konfliktua me Mentor Lufin për një femër që Sulku e shfrytëzonte si prostitutë.
Sipas prokurorise rezulton se Mentor Lufi ka dashur t’ia marrë këtë femër Durim Sulkut, por ky i fundit nuk e ka lejuar. Kjo ka qene zanafilla e konfliktit midis vellezerve Sulku dhe Mentor Lufit.
Më pas, ngjarja zhvendoset ne Shqiperi, ku në dhjetor të 2014, Mentor Lufit i behet nje atentat dhe plagoset rëndë. Për këtë ai akuzon vellezerit Sulku. Rreth 4 muaj më pas, më 6 prill të 2015, Durim Sulku vritet me 4 plumba në kokë në Roterdam. Për vrasjen e tij, Prokuroria e Krimeve të Rënda po heton dy vëllezerit Markeljan dhe Klevis Doçi.
Besnik Sulku, vellai i te ndjerit Durim Sulku hakmerret per vdekjen e tij, por nga atentati mbeti dhe vetë i vrarë.