Pas ngjarjes makabre që ndodhi të premten në Resulajt të Vlorës, ku një 24-vjeçar vrau me kallashnikov 8 kushërinj të tij, ka reaguar kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha.
Përmes një mesazhi në Twitter, Basha shkruan se sot është ditë zie për Vlorën dhe vendin, ndërsa shtoi se duhet reflektim për pasigurinë që shtohet çdo ditç.
"Vrasja mizore e 8 familjareve ne Resulaj, perfshire 2 femije, ka tronditur te madh e te vogel. Mendimet dhe lutjet e mija jane per shpirtrat e te ndjereve dhe dhimbjen e te afermve. Sot eshte dite zie per Vloren dhe vendin por dhe reflektimi per pasigurine qe shtohet cdo dite."





