Pukë, 4 korrik 2014 – Dy burgime të përjetshme dhe 48 vjet burg. Ky është dënimi që Prokuroria e Pukës kërkoi për tre vëllezërit Permakaj dhe djalin e xhaxhait të tyre, autorë të masakrës së familjes Markaj në qershor të 2012-tës.

4 të pandehurit e fisit Permakaj akuzohen për vrasjen e dy personave dhe plagosjen e tre të tjerëve nga familja Markaj, ngjarje e ndodhur në fshatin Qelëz të Pukës në 29 Qershor të dy viteve më parë.

Pas hetimit të Prokurorisë, ka rezultuar se, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, shtetasit Anton Permarkaj, Sokol Permarkaj, Bardhok Permakaj (vëllezër) dhe Fran Permakaj (djali i xhaxhait të tyre), u kanë zënë pritë dhe kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të anëtarëve të familjes Markaj. Prokuroria kerkoi burgim te perjetshem per Anton dhe Sokol Permarkaj.

Nga goditjet e të pandehurve kanë mbetur të vdekur shtetasit Paulin dhe Hilë Markaj, si edhe të plagosur shtetasit Tone Markaj, Angjelina Markaj dhe Alfons Markaj. Në vendngjarje kanë qenë edhe tre anëtarë të tjerë të familjes Markaj, të cilët fatmirësisht nuk kanë pësuar dëmtime.

Konflikti ndërmjet famijeve Permarkaj dhe Markaj kishte nisur disa kohë më parë se të ndodhte ngjarja kriminale, për shkak të një toke që i ishte lënë në përdorim familjes së të pandehurve.

Ngjarja

Mengjesin e së premtes së 29 qershorit 2012 anëtarët e familjes Markaj po udhetonin me nje autobus, ndersa po ktheheshin nga nje vizite familjare. 200 metra larg baneses se tyre kane rene ne priten e ngritur nga anetaret e familjes Permarkaj, te cilet kane qelluar me bresheri kallashnikovi mbi komshinjte e tyre.

Per pasoje mbeti i vrare ne vend Paulin Markaj, 43 vjeç, i cili ishte edhe drejtuesi i autobusit te tij privat dhe vellai i tij Hil Markaj 54 vjeç. Eshte plagosur rende Tone Markaj, 39 vjec, bashkeshorte e nje prej viktimave dhe Alfons Markaj 25 vjeç, nip i dy viktimave.

Policia gjeti te plagosur ne vendin e ngjarjes edhe shtetasin Bardhok Permarkaj, 35 vjeç. Ai mendohet se eshte qelluar gabimisht nga familjaret e tij gjate prites se ngritur komshinjve te tyre.

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/