Gjykata e Krimeve të Rënda ka shpallur mos kompetencë në lidhje me ngjarjen e rëndë që ka ndodhur në vitin 2015.
Sot Krimet e Rënda kanë dërguar çështjen në Gjykatën e Tiranës, dhe e gjithë çështja do të rigjykohet.
Të akuzuarit për këtë ngjarje janë dy vëllezërit Markeljan dhe Klevi Doçi, dhe një shtetas italian Salvatore Letizia.
Ata akuzohen nga Prokuroria për Krime të Rënda se kanë kryer veprime aktive në konfliktin e armatosur ku mbetën të vdekur shtetasit Mentor Lufi (Doçi), Gerti Goxhaj dhe Besnik Sulku.





