30 qershor 2015 – Për vrasjen e studentit shqiptar në Belgjikë, sot është arrestuar një person i dyshuar për këtë krim.
Sipas policisë belge, në pranga ka rënë një belg 20-vjeçar, i cili është arrestuar edhe më parë në Belgjikë për kultivim droge.
Pas disa hetimeve të bëra dhe pas përgjimit të telefonit të tij, gjykata ka nxjerrë urdhër arresti për të riun i cili dyshohet se ka vrarë Xhuliano Brahimllarin.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur më 9 qershor të këtij viti, ku Xhuliamo Brahimllari nga Patosi i Fierit u gjet i masakruar pa kokë e gjymtyrë, në një kosh mbeturinash në Belgjikë. Brahimllari u varros në Fier para pak kohësh.
/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/