SIRI, 9 prill 2013– Një tjetër masakër fëmijësh, sërish në Alepo.

9 të mitur ishin në mesin e 15 viktimave të një bombe që goditi lagjen Sheik- Maksud të kryeqendrës veriore të Sirisë.

Të dyja palët në konflikt presin me padurim ta shtien në dorë këtë lagje strategjike me shumicë kurde.

Sheik-Maksudi ndodhet në një kodër në skajin verior të Alepos dhe sheh për nga qyteti.

Pozicioni i saj e bën tepër të lakmuar për faktin se kush arrin ta kontrollojë, ka mundesinë të qëllojë objektivat e kundërshtarit me zjarr mortaje e artileri.

Alepo dhe Damasku, dy qytetet më të mëdha të Sirisë, janë dy prej fronteve kritike të luftës mes qeverisë së Asadit dhe rebelëve që kerkojne ta permbysin.

Presidenti sirian deklaroi së fundi se po ra Siria, e gjithë Lindja e Mesme do të përfshihet nga një efekt domino.