Katër fëmijë dhe një grua të gjetur të masakruar mëngjesin e sotëm në veri të Parisit me thikë e çekiç. Autoritetet i gjetën ato nëpër shtëpinë e tyre së bashku me armët e krimit, sipas mediave franceze.
Pesë njerëz të tjerë përfshi dhe sulmuesin e dyshuar, janë plagosur në shtëpinë në zonën Noisy-le-Sec, raporton rrjeti BFM Paris.
Ata thanë se mëngjesin e të shtunës “një adoleshent i gjakosur” hyri në një bar aty pranë për të kërkuar ndihmë dhe i tha menaxherit se “xhaxhai i tij ishte çmendur” dhe kishte sulmuar familjen me thikë e me çekiç.
Tre nga të plagosurit janë në gjendje të rëndë. Policia erdhi në skenë rreth orës 11 të mëngjesit dhe gjetën dy të vdekur dhe armët.
Shërbimet e emergjencës nuk arritën të shpëtonin edhe tre të tjerë. Të plagosurit u dërguan në spitalin e Clichy, përfshi dhe autorin e dyshuar të masakrës.