Shqiptari i dënuar me burgim të përjetshëm Dritan Demiraj, është masakruar mbrëmjen e djeshme në burgun e Parmës.
Demiraj, i cili dy vjet me parë vrau ish-të dashurën e tij rumune Lidia Nusdordfi dhe partnerin e saj Silvio Mannina, sipas medieve italiane, është rrahur e masakruar nga një tjetër i dënuar, një ish-boksier rumun.
Gjendja e tij mësohet të jetë shumë kritike. Ai gjendet në koma në spitalin e Parmës.





