Masakroi me thikë gruan greke, por për të thuhet se është baba i shkëlqyer.
“Klodi Lesi është një baba i shkëlqyer”, është shprehur avokati i tij për mediet greke. Sokratis Provatas ka përshkruar mënyrën se si shqiptari ishte përkujdesur për djalin e tij të vogël gjatë kohës që ishin në arrati, duke bërë që atij të mos i mungonte gjë.
“Ai është kujdesur për djalin e tij, ai e ka ushqyer atë, ka vrarë zogj dhe i ka dhënë për të ngrënë, i ka dhënë të pijë ujë të pastër, ka ndezur zjarrin që ta ngrohte, nuk e ka lënë të rrinte i pistë, ka vjedhur tre xhupa që ta vishte, edhe batanije për ta mbuluar”, ka thënë avokati mbrojtës.
Sipas tij, Klodi Lesi nuk arrin ta shpjegojë dot si arriti ta kryejë atë krim makabër dhe pritet që të kërkojë falje.