Një shtetase shqiptare e Maqedonisë është dënuar me 18 vjet burg në Belgjikë, pasi u shpall fajtore për vrasjen e bashkëshortit të saj.
Në këtë konkluzion arriti Gjykata e Krimeve të Rënda në Brugge, pasi Florije Dzelili kishte vrarë burrin e saj më 13 shtator 2014.
Mediat belge njoftojnë se 39-vjeçarja shqiptare vrau me armë të ftohtë burrin e saj Neat Topojani, duke e masakruar me thikë bashkëshortin. Viktima, si dhe autorja e ngjarjes, ishin shtetas maqedonas por me prejardhje shqiptare.
Sipas avokatit të autores së krimit, Florija u shty ne kryrjen e ketij akti pasi Neati e kishte kërcënuar se do të merrte pa autorizimin e saj djalin e tyre për ta dërguar në Maqedoni.
Dëshpërimi i Florijes bëri që të largonte femijen në një ambient tjeter dhe të merrte një thikë që ndodhej në tavolinën e shtëpisë për të sulmuar bashkëshortin.
39-vjeçarja e goditi 18 herë me thikë burrin e saj, duke e goditur atë në organet vitale, në pjesën e barkut dhe zemër.
Pavarësisht se komshinjtë e çiftit shqiptar lajmëruan menjëherë policinë dhe urgjencën në Brugge, ndihma nuk erdhi në kohë për Neatin.
Për këtë arsye, gjykata vendosi të dënojë gruan për vrasje pa paramendim, pasi gjyqtaret argumentuan që Florija u shty në aktin e vrasjes për shkak të frikës së mund të humbte fëmijën. /Ora News/