Një gazetar sportiv në zonën e Gjirit të San Franciskos është arrestuar, i akuzuar se ka vrarë me thikë nënën e tij.

Nëna e tij, Darlene Roth, 74 vjeçe, e telefonoi policinë të hënën për të raportuar se është dëmtuar me thikë. Ekipi emergjent i ofroi ndihmë asaj, kur arriti në vendin e ngjarjes, por e moshuara vdiq pas dërgimit në spital, thuhet në një deklaratë të policisë.

Dokumentet e akuzës thonë se i dyshuari përdori një thikë gjatë sulmit. Nuk është raportuar menjëherë për motivin e mundshëm, shkruan Fox News.

Policia e gjeti në vendin e ngjarjes të dyshuarin, e arrestoi dhe e akuzoi për vrasje dhe abuzim të të moshuarve me pasojë vdekjen, raportoi “East Bay times”.