Sot pritet të ndodhë shpërthimi i kontrolluar i kafazit të ashensorit të një pallati në Durrës, konkretisht të objektit 9-katësh në lagjen 5, rruga “Hysen Myshketa”, ndërsa “DurrësLajm” mëson se ditën e premte pritet të shembet i gjithë pallati.

Shpërthimi i kafazit të ashensorit pritet të kryhet sot në orën 13:00, teksa bizneset dhe banorët e pallateve përreth janë njoftuar që të largohen nga banesat dhe objektet përreth nga ora 10.00 deri në orën 17:00, si dhe të marrin masa për të lënë të hapura dyert dhe dritaret, të ulin në tokë pajisjet elektronike dhe çdo pajisje tjetër që e shikojnë të arsyeshme.

Aktualisht, forcat e Policisë Bashkiake të Durrësit që asistojnë në zonën e rrethuar prej mëngjesit, janë duke marrë masat e fundit.