Bashkia e Durrësit ka ndërmarrë një sërë masash përgatitore për të mirëpritur pushuesit në plazhin më të madh të vendit në Durrës. Pastrimi i bregdetit është puna parësore e ndërmarrjes komunale të plazhit. 100 punonjës shtesë i janë shtuar organikës së kësaj ndërmarrjeje prej muajit maj deri në shtator që merren me pastrimin e të gjitha plazheve të territorit të Durrësit. Tahiri nënvizon se bashkia do të përpiqet me të gjitha mënyrat që të respektohet ndarja e plazheve publike private në masën 80 me 20%.
Nënkryetari i bashkisë së Durrësit nënvizoi se bashkia ka planifikuar një program të ngjeshur kulturor e artistik, për argëtimin e qytetarëve dhe të turistëve gjatë muajve të nxehtë. Problem për bashkinë e Durrësit janë lypësit që mësyjnë vijën bregdetare dhe vijnë nga qytete të tjera. “Kemi patur probleme por me bashëpunimin e policisë ia kemi arritur”, nënvizoi Tahiri në mbledhjen e Prefekturës, ku të gjithë drejtuesit e institucioneve në nivel vendor bënë publike masat e marra për mbarëvajtjen e sezonit turistik.
K.H.





