Në kuadër të masave antiCovid, duke nisur nga dita e nesërme, qytetarët shqiptarë nuk do të mund të udhëtojnë drejt Italisë për arsye turistike.

Ministri i Shëndetësisë italiane Roberto Speranza firmosi urdhëresën me masat e reja, ku sipas saj, Shqipëria është vendosur në zonën E të kufizimeve, nga zona D që ishte më parë.

Tashmë qytetarët shqiptarë do të mund të udhëtojnë vetëm për arsye pune, shëndetësore, urgjence apo ata të cilët janë rezidentë në Itali.

Qytetarët duhet të paraqesin një test negative të koronavirusit që është bërë brenda 72 orëve të fundit, karantinim për 10 ditë dhe një test tjetër pas karantinës.