Qeveria ka shkarkuar nga detyra Prefektin e Shkodrës, Çesk Millja. Lajmi është komunikuar nga ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, i cili konfirmoi se vendimi është marrë pas situatës së shkaktuar në Shkodër, ku masat ndaj koronavirusit nuk janë zbatuar plotësisht.
“Këshilli i Ministrave me një vendim të sotëm ka vendosur lirimin nga detyra të Prefektit të Qarkut të Shkodrës, të z.Çesk Millja. Ky vendim është marrë në kuadër të përpjekjeve për një mbështetje më të madhe nga ana e Qeverisë për Shkodrën në tërësi dhe sidomos për mbështetjen e masave për tejkalimin e gjendjes së krijuar nga pandemia COVID-19”.
Lleshaj bëri me dije se menaxhimi i situatës në Shkodër për masat ndaj COVID-19 do të koordinohet nga zv/ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari.





