Me vendim të qeverisë shqiptare është anuluar çdo aktivitet të paktën deri më 3 prill, për shkak të përhapjes së koronavirusit.
Në kuadër të këtij vendimi janë anuluar edhe aktivitetet që ishin programuar për festimet e ditës së Verës, më 14 mars, përfshirë këtu edhe atë të këngëtarit me famë botërore, Maluma.
Koncerti do të mbahej mbrëmjen e 14 marsit në sheshin “Nënë Tereza”, për të cilin fansa të shumtë kishin blerë biletat për ta ndjekur, si dhe biletat ekstra për të takuar Malumën.
Lajmi është konfirmuar për Gazetën Shqiptare nga organizatorët.





