Kryeministri Edi Rama ka folur në Kuvend për protestën kundër mbylljes së lokaleve të natës dhe diskove.

Rama ka thënë se ndjen keqardhje për ata që reaguan keq kundër ashpërsimit të masave për lokalet dhe muzikën, por tha se ishte e domosdoshme kur gjithçka tjetër vihet në pikëpyetje.

Më tej ai i krahasoi lokalet e natës dhe diskot me kuti me zhurma ku njerëzit ngjishen si sardele, të cilat janë të rrezikshme për përhapjen e COVID-19.

“Keqardhje për disa të cilët reaguan në protesta, kuptohet dixhitale, lidhur me masën më të fundit të marrë nga ministrja për mbylljen e diskove, klubeve të natës dhe mjedieve me muzikë. Ishte në kushtet kur gjithçka tjetër vihet në pikëpyetje. Nëse njerëzit ngjishen si sardelet në kutitë me zhurma“, tha Rama.