Policia e Shtetit ka marrë masa për mbarëvajtjen e protestës së sotme të opozitës e cila do të zhvillohet në orën 19:00. Bëhet me dije se në terren do të jenë të angazhuar 1700 forca policie për ruajtjen e institucioneve.
Gjithashtu, mësohet se para Ministrisë së Brendshme, por edhe Parlamentit do të vendosen gardhe metalike si edhe kamera me rezolucion të lartë, për fiksimin e atyre që kryejnë akte dhune. Në gatishmëri janë edhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë si dhe autobotet me ujë.
Opozita ka kërkuar leje për protestë marshim te Kryeministria dhe Parlamenti nga ora 19.00 deri në mesnatë, ndërsa policia e ka lejuar të protestojë vetëm para Kryeministrisë deri në orën 21:00.





