Na ndajnë vetëm disa orë nga nata e ndërrimit të viteve, ndaj Shefi i Komisariatit të Policisë Rrugore Erion Ahmeti në një prononcim për mediat lëshon një apel të fortë drejtuesve të automjeteve.

"I bëjmë apel drejtuesve të mjeteve të festojnë, por të mos konsumojnë alkool, ose të konsumojnë alkool por të përdorin shërbimin publik dhe të mos drejtojnë automjetet në ndikimin e alkoolit. Shërbimi i Policisë Rrugore është i planifikuar për mbarëvajtjen e aktivitet. Në të gjitha akset janë në gatishmëri efektivë. Policia Rrugore është e orientuar nga të gjitha shërbimet. Nuk do të lejojë përdorimin e alkoolit, përdorimi i telefonave. Ky është apeli i Policisë Rrugore. "