Një masazhiste ka deklaruar se i ka bërë masazh të zhveshur princit Andrew, brenda Pallatit Buckingham, dhe pagesa është kryer nga llogaria e Familjes Mbretërore. Masazhi, sipas saj, u organizua pas rekomandimit të Ghislaine Maxwell, e dënuar për trafikim seksual, shkruan The Sun.

Masazhistja, Monique Giannelloni, tha se Andrew fillimisht ishte me një rrobë, por më pas doli nga banjoja i zhveshur, duke e detyruar atë të shmangte shikimin. Pagesa prej 75 paundësh, sipas saj, u nënshkrua nga asistentja personale e princit dhe u pagua nga llogaria mbretërore e Familjes Mbretërore.

Ky rast shfaqet pas pretendimeve të tjera nga masazhistë dhe ish-punonjës të pallatit, të cilët i përshkruajnë  sjelljet e princit si të papërshtatshme dhe ngacmuese, duke përfshirë edhe përdorimin e fondeve publike për masazhe gjatë punës së tij si përfaqësues tregtar i Mbretërisë së Bashkuar.

Historia është bërë publike përmes një dokumentari të ri mbi skandalet mbretërore dhe ka ringjallur debatet mbi privatësinë dhe sjelljen e anëtarëve të familjes mbretërore.